23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Një vit nga atentati me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, hetimet ende pa rezultat, ja ngjarjet e lidhura me të

Në 7 janar 2024, një vit më parë, qyteti i Vlorës u trondit nga një atentat mafjoz, ku Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit, i njohur ndryshe me nofkën Buzderri, u ekzekutua me një snajper. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur në sallën operative të policisë u raportua për të shtëna me armë. Policia dhe Forca e Posaçme të Ndërhyrjes (FNSH) mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku konstatuan se nuk bëhej fjalë për përdorimin e një kallashnikovi, por për një ekzekutim të realizuar me shumë kujdes.

Nga hetimet u zbulua se atentati u krye nga një automjet i cili ndodhej në një distancë të sigurt, përballë një blloku betoni, nga sedilja e pasme e të cilit u qëllua një herë në katin e tretë të pallatit ku jetonte Gëzim Sinomati. Ai sapo kishte dalë në ballkon për të pirë cigare kur një plumb i mori jetën. Në fillim, autoritetet dyshuan se mund të kishte pasur një ngatërrim shënjestre, duke patur parasysh lidhjet e mundshme me xhaxhanë e Gëzimit, Benard Sinomatin.

Një vit pas ngjarjes, hetimet janë ende në vazhdim, pa identifikuar autorët e atentatit. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça, në atë kohë kishte premtuar se ngjarja do të zbardhej shpejt, por sot, një vit më vonë, rasti mbetet pa autor.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Poliklinikës së Vlorës, ku një automjet tip BMW qëndroi përballë shtëpisë së Gëzim Sinomatit për afro 30 minuta. Në një moment, kur energjia elektrike u shkëput për rreth 10 minuta, një plumb u qëllua ndaj Gëzimit, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas atentatit, qyteti ka përjetuar edhe disa episode të tjera që lidhen me bandat lokale. Dy nga këto ngjarje ndodhin në Vlorë dhe një në Tiranë, duke bërë të besuar se ekziston një lidhje mes tyre. Një ngjarje e tillë ishte vendosja e një lënde eksplozive në lokalin “The Boss” në Lungomare në 8 dhjetor 2024, atentati ndaj Kevit Hajrulla në 18 dhjetor në zonën e Çoles, si dhe ngjarja e një atentati me tritol në Tiranë ndaj shtëpisë së marrë me qera nga Elena Arza dhe Benard Sinomati.

Këto incidente kanë ndezur përplasjet e bandave në qytetin e Vlorës, ku fitili i përplasjeve është ndezur që me ekzekutimin e Gëzim Sinomatit një vit më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...