30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Norvegjezi dëbohet nga SHBA pas zbulimit të një meme për JD Vance në telefonin e tij

Një 21-vjeçar norvegjez, Mads Mikkelsen, ka deklaruar se është ndaluar, marrë në pyetje dhe më pas dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi zyrtarët e emigracionit në aeroportin Newark, New Jersey, kanë gjetur në telefonin e tij një meme tallëse ndaj zëvendëspresidentit amerikan JD Vance.

Sipas mediave norvegjeze, Mikkelsen mbërriti më 11 qershor për të kaluar pushimet në SHBA, por nuk arriti të kalojë kontrollin kufitar. Ai u ndalua, u pyet nga oficerët amerikanë dhe më pas u vendos në një qeli të aeroportit, për t’u dëbuar më vonë po atë ditë.

Në një intervistë për gazetën Nordlys, ai e përshkroi përvojën si një akt “abuzimi me pushtetin dhe ngacmim të padrejtë”. Ai deklaroi se oficerët i kërkuan me presion fjalëkalimin e telefonit dhe e pyetën në mënyrë të përsëritur nëse ishte i përfshirë në trafik droge, terrorizëm apo ekstremizëm të djathtë.

Pas kontrollit të telefonit të tij, autoritetet thuhet se hasën në një meme ku JD Vance paraqitej pa flokë. Kjo, sipas Mikkelsen, u mor si arsye për refuzimin e hyrjes dhe dëbimin e menjëhershëm.

Rasti i tij vjen pak ditë pas një tjetër incidenti të bujshëm, ku shkrimtari australian Alistair Kitchen u ndalua për 12 orë në aeroportin e Los Angeles gjatë një ndalese transiti për në Nju Jork dhe u kthye në Melburn. Ai pretendoi se ndalimi kishte lidhje me qëndrimet e tij pro-palestineze dhe shkrimet publike në mbështetje të protestave në Universitetin Columbia.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka mohuar pretendimet, duke i cilësuar si “tërësisht të pavërteta”, por rastet e fundit kanë ngjallur shqetësime mbi përdorimin e kontrollit kufitar për qëllime politike apo cënim të lirisë së shprehjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E mbajtën me dhunë dhe e kërcënuan me pistoletë çakmak”, arrestohen 3 të rinj...

0
Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin...

“Martinin e vrau me thikë në zemër”, babai i 14-vjeçarit pas vendimit për Mario...

0
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë. Apeli ka konfirmuar dënimin...

Tragjedi në Bitinckë, 57-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, nis hetimi për rrethanat e...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bitinckë, ku një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte...

111 kilogramë kokainë drejt tregut italian, arrestohen tre persona mes tyre një shqiptar: Droga...

0
Një operacion i Guardia di Finanza në Itali ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 111 kilogramëve kokainë, rreth 19 mijë eurove cash...

“Opozita feston sikur fitoi Kupën e Botës”, Meloni pëson humbje të papritur në Parlament:...

0
Qeveria italiane e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni ka pësuar një humbje të papritur në Dhomën e Deputetëve, pasi një amendament kyç i reformës...