37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Greqia përfshihet nga flakët në Hios, shpallet gjendja e jashtëzakonshme – dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Greqia po përballet me një valë të re zjarresh shkatërruese, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe toka bujqësore. Situata ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë pa ndërprerje.

Sipas autoriteteve greke, mbi 440 zjarrfikës, të ndihmuar nga 85 automjete dhe 13 mjete ajrore (helikopterë dhe avionë zjarrfikës), janë angazhuar në operacionin masiv për frenimin e flakëve që përparojnë me shpejtësi në disa vatra të ndryshme.

Pamje dramatike nga vendngjarja tregojnë qiellin e mbuluar nga tymi i zi, ndërsa forcat e emergjencës luftojnë me zjarrin që ka afruar fshatrat dhe zonat e banuara. Që prej të dielës, disa fshatra janë evakuuar, përfshirë edhe banorë të zonave pranë qytetit kryesor të ishullit.

Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Krizës Klimatike, Giannis Kefalogiannis, deklaroi se autoritetet dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi zjarret kanë shpërthyer në vende të ndryshme dhe pa lidhje mes tyre. “Kushdo që luan me jetën e qytetarëve dhe shkakton kaos me veprime të qëllimshme, do të përballet me drejtësinë,” u shpreh ministri.

Për të përballuar situatën, qeveria ka shtuar forcat e policisë dhe patrullat ushtarake në ishull, ndërsa mbështetje është dërguar nga Athina, Selaniku dhe ishulli i Lesbos.

Flakët po rrezikojnë seriozisht plantacionet me pemët e mastikës, një produkt unik dhe i çmuar për ekonominë lokale të Hiosit. Zjarret kanë shpërthyer në një moment kritik, teksa sezoni turistik është në kulmin e tij, duke shtuar presionin mbi autoritetet dhe industrinë vendase të turizmit.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë, ndërsa komuniteti vendas dhe zjarrfikësit përballen me një betejë të ashpër për të ruajtur jetën, pronën dhe natyrën e rrallë të ishullit të Hiosit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...