25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në Britani! Ervin Lita mbylli sytë në duart e mjekëve

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima është Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në qytetin e Leicesterit, mëngjesin e së dielës, më 12 korrik. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të ambulancës për t’i shpëtuar jetën, 28-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia e Leicestershire njoftoi se u kontaktua në orën 06:58, pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti të riun të plagosur në Compton Road.

Në kuadër të hetimeve, dy persona, përkatësisht 36 dhe 27 vjeç, u arrestuan nën dyshimin për vrasje, por më pas u liruan me kusht, ndërsa procedurat hetimore vijojnë.

Detektivi Kevin Hames deklaroi se autoritetet po punojnë intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

“Hetimi ynë mbetet ende në vazhdim. Ne kemi një ekip të përkushtuar që po përparon me një numër hetimesh, ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur. Kjo përfshin analizën e kamerave të sigurisë, ekzaminimin mjeko-ligjor dhe bisedën me dëshmitarët. Vazhdoj t’i kërkoj kujtdo që ka ndonjë informacion, i cili ende nuk ka folur me ne, të na kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është tepër vonë, prandaj flisni me ne”, u shpreh ai.

Policia britanike ka ngritur gjithashtu një portal të posaçëm për mbledhjen e provave, ku dëshmitarët ose personat që disponojnë pamje nga kamerat e sigurisë apo kamerat e automjeteve mund të ndihmojnë hetimin duke dorëzuar informacionin që kanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...