24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro u zhdukën në pak sekonda nga exchange-i në Tiranë

Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar për të vjedhur biznesin.

Kumrie Zika është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka marrë rreth 5 mijë euro nga arka e një pike transfertash parash dhe këmbimi valutor në zonën e njohur si “Varri i Bamit”, në Tiranë.

Ngjarja bëhet edhe më e pazakontë për faktin se vjedhja dyshohet të jetë kryer pikërisht në ditën e saj të parë të punës.

Sipas të dhënave hetimore, Zika ishte paraqitur në biznes si e interesuar për t’u punësuar. Për shkak të nevojës për një punonjëse, drejtuesit e pikës vendosën ta rekrutonin, pa dyshuar se vetëm pak orë më vonë do të përballeshin me zhdukjen e një shume të konsiderueshme parash.

Gjatë ditës së parë të punës, ajo qëndroi pothuajse gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrjen e një punonjësi tjetër. Por në një moment, kur ai u largua vetëm për pak sekonda, ajo dyshohet se përfitoi për të hapur arkën dhe për të marrë rreth 5 mijë euro.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar momentin kur e dyshuara merr paratë dhe largohet me shpejtësi nga biznesi, duke u zhdukur më pas në rrugicat e lagjes.

Pasi konstatuan mungesën e parave, pronarët njoftuan menjëherë policinë. Pas administrimit të pamjeve filmike, efektivët arritën ta identifikonin të dyshuarën.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, Kumrie Zika u lokalizua në zonën e “21 Dhjetorit” dhe u vu në pranga. Ajo pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për akuzën e vjedhjes.

Sipas hetimeve paraprake, kjo nuk dyshohet të jetë hera e parë që ajo përdor një skemë të tillë. Policia po verifikon dyshimet se Zika është paraqitur si punëkërkuese edhe në tre ose katër biznese të tjera dhe, pasi është punësuar, ka përfituar për të marrë para nga arkat. Në ato raste, shumat e dyshuara kanë qenë më të vogla.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është se emri i saj rezulton edhe në dalje të mëparshme televizive, ku është shfaqur duke dhënë opinione për çështje të ndryshme.

Nga një intervistë pune te prangat brenda pak orësh, historia e dyshuar e Kumrie Zikës ka lënë pas një biznes të dëmtuar me rreth 5 mijë euro dhe një hetim që pritet të zbardhë nëse pas kësaj ngjarjeje fshihet një skemë e përsëritur vjedhjesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...