30.7 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Gjykata lë në burg kamarierin e Armand Shakajt për zhdukjen e Eglant Koçit

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakajt, i cili është shpallur në kërkim në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi.

25-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës nën dyshimin për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Gjatë seancës gjyqësore, Zyferi ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje, duke deklaruar se nuk ka lidhje me zhdukjen e Koçit.

Ndërkohë, hetimet e deritanishme të grupit hetimor, të mbështetura në prova shkencore dhe rrethanore, kanë ngritur dyshime se 34-vjeçari mund të jetë vrarë, edhe pse trupi i tij ende nuk është gjetur.

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte lokalizuar motorin e Eglant Koçit, si dhe ambientin ku dyshohet se ai është mbajtur. Sipas hetuesve, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se nga ai ambient largohet me automjet Armand Shakaj, ndërsa dyshohet se në mjet ndodhej edhe Koçi. Automjeti është sekuestruar si provë materiale.

Eglant Koçi rezulton i zhdukur që prej 4 qershorit. Ai është parë për herë të fundit në zonën pranë sheshit “Willson” në Tiranë, duke lëvizur me motorin e tij me targë “CT969”. Hetuesit kanë siguruar gjithashtu pamje të tjera të lëvizjeve të tij në kryeqytet.

Sipas të dhënave paraprake, Koçi nuk ka precedentë penalë. Ai punonte në një biznes mobilierie, ndërsa një nga pistat ku po përqendrohen hetimet lidhet me aktivitetin e mundshëm në tregtimin e kriptovalutave.

Në vendimin e saj, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vendosi:

“Pranimin e kërkesës. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E.Z. dhe caktimin e masës së sigurimit personal ‘Arrest në burg’, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Përkrahje e autorit të krimit’, të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.”

Gjykata urdhëroi mbajtjen e tij në institucion paraburgimi, ndërsa ndaj vendimit mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit dhe lokalizimin e Armand Shakajt, i cili mbetet në kërkim.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...