26 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

OBSH: “Mbrojtja nga vaksinat, ‘armëpushimi’ që mund të na sjellë paqe të qëndrueshme”

Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se kontinenti së shpejti mund të hyjë në një “periudhë të gjatë qetësie” të pandemisë Covid-19.

Dr Hans Kluge përmendi normat e larta të vaksinimit, fundin e dimrit dhe natyrën më pak të rëndë të variantit Omicron si arsye për ti dhene shpjegim deklarates se tij.

Duke folur për gazetarët, Kluge tha: “Kjo periudhë me mbrojtje më të lartë nga vaksinat duhet parë si një “armëpushim” që mund të na sjellë paqe të qëndrueshme”, citon BBC.

Deklarata vjen pasi shumë shtete evropiane i dhanë fund kufizimeve të imponuara nga pandemia Covid-19.

Danimarka u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që hoqi të gjitha rregullat, përfshirë mbajtjen e maskave në fytyrë, në fillim të kësaj jave.

Ndërsa shifrat e infektimeve janë ende relativisht të larta atje, autoritetet thonë se virusi nuk kualifikohet më si një “kërcënim kritik”, teksa shkalla e lartë e vaksinimit do ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda pavarësisht përhapjes së shpejtë të Omicron.

Dr Kluge nga OBSH të enjten u kërkoi kombeve evropiane të vazhdojnë me fushatat e tyre të vaksinimit dhe mbikëqyrjen e shtameve të virusit, pavarësisht nga fjalimi e tij që përmendte “armëpushim”.

Por për Kluge ka besim se kontinenti evropian do të jetë në një “pozicion më të mirë… edhe me një variant më virulent” sic eshte Omicron.

“Unë besoj se është e mundur t’i përgjigjemi varianteve të reja që do të shfaqen në mënyrë të pashmangshme, pa riinstaluar masat e rrepta për të cilat kishim nevojë më parë,” shtoi Dr Kluge.

Lehtësimi i kufizimeve në të gjithë Evropën pason vendime të ngjashme në Angli dhe vende të tjera të Mbretërisë së Bashkuar në muajin janar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...