26 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Operacioni i trupave amerikane në Siri/ Vritet udhëheqësi i ISIS, Biden: Urdhërova bastisjen për të mbrojtur popullin tonë

Presidenti Biden njoftoi të enjten se udhëheqësi i grupit të dhunshëm të Shtetit Islamik ka vdekur gjatë një bastisjeje në mbrëmje në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.

Operacioni amerikan kishte në shënjestër Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi. Ai u vu në krye të grupit militant më 31 tetor të vitit 2019, vetëm disa ditë pas vdekjes së udhëheqësit të grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, gjatë një bastisjeje nga forcat amerikane në të njëjtën zonë.

Një zyrtar amerikan tha se ai vdiq njësoj si al-Baghdadi, duke u vetëvrarë me një bombë ndërsa forcat amerikane po afroheshin. Krahas tij mbetën të vdekur dhe anëtarëve të familjes së tij, mes tyre gra e fëmijë.

Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi njihet gjithashtu si Amir Muhamed Sa’id Abdal-Rahman al-Mawla. Gjatë operacionit u njoftua se janë vrarë 13 persona përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra.

Operacioni vjen ndërsa grupi militant ISIS-it po përpiqet të ringjallet, me një seri sulmesh në rajon, përfshirë një sulm 10-ditor në fund të muajit të kaluar me synimin për të marrë nën kontroll një burg.

Në një deklaratë Presidenti Biden tha se ai urdhëroi bastisjen për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët, si dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt. Presidenti Biden pritet t’i drejtohet publikut amerikan më vonë gjatë ditës së sotme.

Pentagoni fillimisht nuk e identifikoi objektivin e bastisjes.

Misioni ishte i suksesshëm“, tha sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby në një deklaratë të shkurtër. “Nuk pati viktima amerikane”, shtoi ai.

Idlibi kontrollohet kryesisht nga luftëtarët e mbështetur nga Turqia, por është gjithashtu një bastion i al-Kaedës dhe strehë e disa prej operativëve të saj kryesorë. Militantë të tjerë, përfshirë ekstremistë të grupit rival të ISIS-it, kanë gjetur gjithashtu strehim në këtë rajon.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...