28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Operacioni “Game Over 2” në Fier: Dy të arrestuar për organizim të basteve sportive

Fier – Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona dhe ka nisur hetimet për dy të tjerë, pasi organizonin baste sportive të paligjshme në një lokal.

Operacioni i koduar “Game Over 2”
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Fier, finalizuan me sukses goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Të arrestuarit:
Lorenc Bako, 31 vjeç
Aglen Mustafaj, 23 vjeç

Nën hetim:
A. M., 41 vjeç
M. M., 60 vjeçe

Policia i kapi në flagrancë të dy të dyshuarit duke vendosur baste sportive në një lokal në lagjen “11 Janari”, Fier. Lokali është në pronësi të M. M. dhe djalit të saj A. M., të cilët janë tashmë nën hetim.

3 celularë me faqe të basteve sportive
Shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro
Biseda për vendosjen e llotove sportive

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet për goditjen e paligjshmërisë do të vijojnë në të gjithë qarkun Fier.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...