26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni “Perimetri 2” në Lezhë, arrestohen 7 persona shisnin drogë afër shkollave

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Perimetri 2”, duke goditur një aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Laçit.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar 7 shtetas, ndërsa janë sekuestruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, celularë dhe 7 pajisje elektronike të përdorura për lojëra fati.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se lënda narkotike shpërndahej në zona të ndryshme të Laçit, në disa raste edhe pranë shkollave.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe Prokurorinë e Lezhës, pas disa muajsh hetime me metoda speciale.

Policia bëri me dije se u dokumentua veprimtaria kriminale e disa shtetasve që siguronin Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe e shisnin në qytetin e Laçit.

Gjatë operacionit u zbulua edhe një lokal ku organizoheshin lojëra fati me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast u arrestua pronari i lokalit, i cili sipas policisë është babai i dy prej të arrestuarve dhe nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit në organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...