20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Kush qëndron pas investimit miliona euro për vaksinën kundër Covid-19 ?

Tashmë është njoftuar se dy mjekë gjermanë me prejardhje turke, mjekia Özlem Türeci dhe mjeku Ugur Shahin, kanë zbuluar një injeksion kundër koronavirusit. Ky është hapi i parë për të luftuar pandeminë me injeksion. Është njoftuar po ashtu se firma Biontech, të cilën e ka themeluar Shahin, ka bashkëpunuar me firmën Pfizer, shef i së cilës është një grek. Dy fëmijë emigrantësh turq në Gjermani dhe një grek i lindur në Selanik, i cili rrjedh nga një familje hebraike, zbulojnë armën mjekësore kundër koronës . Por kjo nuk është e vërteta e plotë. Sepse vaksina me gjasë nuk do të ishte zbuluar pa paratë e vëllezërve Andreas dhe Thomas Strüngmann, binjakë njëvezorë. Vlera e Biontech në bursë është 25 miliardë dollarë, më shumë se vlera e Deutsche Bank , e cila është 150 vjet e vjetër.

Para 15 vitesh vëllezërit Strüngmann shitën firmën e tyre farmaceutike. Për 5,6 miliardë euro. Me këto para ata do të mund të jetonin pa gajle e shqetësime, madje ndoshta ndonjë milion do të mbeste edhe për pasardhësit e tyre. Por miliarderët e mirë mendojnë për të mirën e shoqërisë.

Miliarderët e mirë, vëllezërit Strüngmann, thanë: tash ne duhet t’ia kthejmë një të mirë Gjermanisë, duam të investojmë në farmaceutikën novatore.

Më 25 shtator 2007 Thomas Strüngmann priti në zyrën e tij në München zotin Shahin, zonjën Türeci dhe mentorin e tyre akademik Christoph Huber. Ata erdhën nga qyteti i Mainzit. Kishte edhe njerëz të tjerë në takim, kryesisht miq të vëllezërve Strüngmann dhe investitorë.

Mjeku Shahin prezantoi planet e tij mbi të ardhmen e mjekësisë kundër kancerit. Në fund të prezantimit, siç shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung», Thomas Strüngmann doli jashtë, telefonoi me vëllain e tij, Andreas, dhe u kthye e tha: «U krye!» Dhe vëllezërit Strüngmann nuk investuan 5 apo 10 milionë euro, por 150 milionë euro. Kështu u vunë themelet e firmës Biontech, e cila bazuar në ekspertizën e hulumtimeve për ilaçe të reja kundër kancerit zhvilloi edhe vaksinën kundër koronavirusit.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...