35.5 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

“PD duhet të luftojë ‘Mulizimin’”, Ilirjana Kuçanaj flet pas debatit me Berishën: Kush do karrierë, kalon nga zyra e Flamur Nokës

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, ka reaguar pas debatit të zhvilluar përpara kamerave me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke akuzuar drejtuesit e mbledhjes për shkelje të statutit dhe duke kërkuar ndryshime të thella në funksionimin e partisë.

Kuçanaj deklaroi se kishte depozituar një rezolutë, të cilën, sipas saj, kryetarja e Këshillit kishte detyrimin statutor ta lexonte në fillim të mbledhjes.

“Kam depozituar një rezolutë, të cilën kryetarja e ka detyrim ta lexojë. Rezolutën për ta votuar, nëse e voton ose jo Këshilli, mbetet në dorën e tyre. Kryetarja nuk mund ta fillojë detyrën duke shkelur statutin. Duhet ta lexojë rezolutën dhe ajo ka një votë, siç kam edhe unë; të gjithë janë të barabartë”, u shpreh ajo.

Sipas Kuçanajt, rezoluta përmbante propozime që synojnë afrimin e Partisë Demokratike me protestën qytetare dhe krijimin e strukturave të reja që do ta afronin partinë me qytetarët.

“Në këtë rezolutë ka diçka thelbësore që ka të bëjë me PD-në dhe protestën. PD duhet të lexojë sheshin. Njerëz që nuk i pranon sheshi nuk mund të katapultohen në pozicione. Unë kam kërkuar, si një parti politike, të dalim nga Këshilli me një rezolutë në mbështetje të protestës. Kam kërkuar edhe një mbështetje sa i përket PD-së. Kam kërkuar zotit Berisha dhe Këshillit të miratojmë dy organe të rëndësishme: një pjesë intelektuale, që të jetë mes protestës dhe partisë, dhe një forum studentësh dhe nga diaspora, që të përafrohemi me sheshin, që të jemi sa më afër protestës”, tha ajo.

Një pjesë e deklaratës së saj u përqendrua te ajo që e quajti fenomeni i “Mulizimit” brenda Partisë Demokratike.

“PD, nëse nuk lexon sheshin, nuk mund të jetë parti alternative. Pika e tretë ka qenë Mulizimi i PD-së. Mulizimi klanor i PD-së. Nuk mundet që në PD, kush do karrierë, duhet të mbështetet nga Muli, duhet të kalojnë nga zyra e Flamur Nokës. Ka ardhur momenti që PD të kthehet në meritokraci. Mulizimi është një fenomen që duhet luftuar. I ftoj të gjithë anëtarët e Këshillit të luftojnë mulizimin dhe kandidatët që janë propozuar prej tij. Duhet të votojmë njerëz që janë të shkëputur nga klanet”, deklaroi Kuçanaj.

Në përfundim, ajo tha se kishte depozituar edhe kërkesa të tjera, të cilat nuk i kishte bërë publike për arsye etike, por shtoi se mungesa e debatit në forumet e partisë e detyroi të fliste publikisht.

“Kam depozituar edhe disa kërkesa që nuk i kam bërë publike për shkak të etikës. Në momentin që në forum nuk më dëgjohet zëri, jam i detyruar të dal ta bëj me dije edhe për shqiptarët. Në momentin që PD nuk do të dëgjojë anëtarët e Këshillit, është një problem i madh. PD duhet të afrohet me protestën”, përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...

Aksident në “Pushimin e Shoferit” në Lushnjë-Fier/ Përplasen Volkswagen-i dhe minifurgoni, një person përfundon...

0
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier. Nga përplasja mes një automjeti tip...

Siguria ushqimore, minierat dhe zjarret në fokus/ Dash Sula paralajmëron kontrolle të shtuara në...

0
Me rritjen e numrit të vizitorëve gjatë sezonit veror, strukturat inspektuese do të intensifikojnë kontrollet në subjektet që tregtojnë dhe përpunojnë produkte ushqimore, me...