Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim romantik përpara kamerave.
Brikena u befasua kur në studio mbërriti një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, shoqëruar me një kartolinë ku shkruhej: “Për bionden që më ka vjedhur zemrën”.
Gjestit romantik të Mateos iu bashkuan emocionet e çiftit, të cilët shkëmbyen përqafime dhe puthje, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në studio.
Surpriza u prit me duartrokitje dhe buzëqeshje nga të pranishmit, ndërsa Brikena falënderoi partnerin e saj për këtë moment të veçantë.
Historia e dashurisë mes tyre nisi gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 5” dhe ka vijuar edhe pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tyre.





