34.2 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Përfitimet e Manaferrave për shëndetin dhe rënien nga pesha

Manaferrat janë ndër frutat më të mira që mund të gjejmë tani në treg. Kur kanë ngjyrë të errët, kjo tregon se manaferrat kanë më shumë antioksidantë, të cilët na ndihmojnë për të mposhtur plakjen, kancerin dhe sëmundje të tjera. Ky frut i egër është i pasur me vitamina A, E, K dhe B, fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë një shëndet të mirë.

Një filxhan çaji me manaferra ofron 8 gramë fibër dhe më shumë se çerekun e nevojës ditore për vitaminë C dhe K. Manaferrat i bëjnë mirë lëkurës, trurit dhe sistemit tretës. Ato janë ndër frutat më të rekomanduara nga dietologët për rënien nga pesha.

Një studim i Universitetit të Floridës zbuloi se njerëzit që konsumojnë shumë fruta të pasura me antioksidantë kanë një peshë më të shëndetshme. Antioksidantët te manaferrat aktivizojnë gjenet që janë përgjegjëse për djegien e yndyrave. Për më tepër, polifenolët te manaferrat kanë aftësinë të pengojnë formimin e depozitave dhjamore në organizëm.

Sipas studiuesve, fibra që ndodhet te manaferrat ndihmon në normalizimin e lëvizjes së zorrëve, ul kolesterolin, mirëmban nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në arritjen e një peshe ideale të shëndetshme. Fibra ngadalëson tretjen dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë. Duke qenë se manaferrat ofrojnë shumë fibër dhe shumë pak kalori, ato konsiderohen si një frut perfekt për ata që duan të humbasin në peshë.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni më shumë fruta pylli dhe veçanërisht manaferra gjatë stinës së verës. Ato mund t’i hani veçmas ose t’i përfshini në sallata e lëngje të ndryshme të kombinuara me perime, të cilat mund t’i pini rregullisht. Konsumi i frutave të pyllit është një mënyrë shumë e mirë për t’u kujdesur për peshën në verë. Megjithatë, një rënie e shëndetshme prej peshës mund të arrihet duke treguar kujdes me ushqimin dhe kryer shumë aktivitet fizik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...