18.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Vdekje dhe zhdukje te Pelegrinëve gjatë Haxhit për shkak të nxehtësisë ekstreme

Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite për shkak të nxehtësisë së madhe, kanë thënë zyrtarët. Ministria e Jashtme e Jordanisë ka konfirmuar se 14 shtetas të saj kanë humbur jetën për shkak të valës së të nxehtit, dhe 17 të tjerë janë zhdukur. Kryqi i Kuq iranian ka konfirmuar, gjithashtu, se pesë pelegrinë iranianë kanë vdekur, por pa përmendur arsyet.

Zyrtarët e Jordanisë kanë thënë se janë duke vazhduar kërkimet për të zhdukurit. Haxhi është një prej tubimeve më masive në gjithë botën. Më shumë se 1.8 milion pelegrinë janë duke marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti, sipas autoriteteve saudite. Në të kaluarën është raportuar për katastrofa vdekjeprurëse, përfshirë stampedot dhe zjarret nëpër tenda, por këtë vit sfida kryesore ka qenë i nxehti.

Ditëve të fundit temperaturat kanë arritur në deri 46 gradë Celsius, duke bërë që ritualet që duhet të kryhen në këmbë në ambiente të jashtme, të jenë tepër sfiduese, sidomos për të moshuarit. Pelegrinazhi do të përfundojë të mërkurën. Autoritetet saudite kanë thënë se kanë marrë masa për të lehtësuar të nxehtin, përfshirë shpërndarjen e ujit dhe këshillimin e pelegrinëve se si të mbrojnë veten kundër diellit. Vitin e kaluar është raportuar për 240 persona të vdekur përgjatë pelegrinazhit. Katastrofa më e madhe përgjatë Haxhit është raportuar më 2015, kur kanë vdekur më shumë se 2.000 njerëz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...