24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Përgjimet nga burgu trondisin vendin: Veliaj drejton fushatën, kërcënon prokurorët dhe urdhëron mediat nga qelia

Nga qelia e burgut të Durrësit, ku ndodhet nën hetim për afera të dyshuara korruptive, Erion Veliaj vijon të ushtrojë ndikim të drejtpërdrejtë në politikë, media dhe drejtësi. Përgjimet e publikuara zbulojnë një panoramë alarmante të kapjes së shtetit.

Përgjimet e zbuluara gjatë katër ditëve të fundit nga qelia ku mbahet Erion Veliaj, kanë shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik. Në dokumentet që mbajnë numrat 69, 70 dhe 71 të dosjes hetimore, zbulohet se kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës vijon të japë urdhra, të drejtojë propagandën, të manipulojë dëshmitarë dhe të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë.

Sipas përgjimeve, Veliaj ka kërkuar që fushata mediatike në mbështetje të tij të vazhdojë pa ndërprerje me postime ditore në rrjetet sociale. Ai komunikon rregullisht me vëllain e tij, Arbër Veliaj, dhe bashkëshorten, Ajola Xoxa, të cilët i delegon për të kontaktuar me drejtues mediash si Mero Baze, Genti Sula dhe Filip Çakuli, për të garantuar një mbulim të favorshëm në lajme.

“Më kanë thënë bëj çantat gati, do të transferohesh. Thuaji Meros e Gentit t’i thonë Manjës: boll, se e ka tepruar”, i thotë Veliaj të vëllait në një nga bisedat.

Në një tjetër komunikim me Ajola Xoxën, Veliaj e udhëzon që t’u mësojë nënës së saj, Valbona Xoxa, dhe dajës, Erald Simixhiut, se çfarë të thonë përpara Prokurorisë, pasi janë thirrur për dëshmi. Kjo konsiderohet si përpjekje për manipulimin e hetimit.

“Ata e dinë çfarë duhet të thonë. E rëndësishme është që të mos lënë asnjë hap të lirë”, shprehet Veliaj.

Më tej, ai e quan Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, “qelbësirë” dhe “katundar i ndyrë”, ndërsa për prokurorin Ols Dado thotë se “nuk do t’ia falë kurrë”. Ai ankohet se po i bëhen kontrolle të rrepta në qeli dhe se po mbahet mes të dënuarve me burgime të gjata, çka sipas tij “i rrezikon jetën”.

Në bisedat e përgjuara, përmendet gjithashtu se Ajola Xoxa është thirrur në konsullatën amerikane, por Veliaj i kërkon të mos shkojë, duke nënkuptuar se situata do të ndryshojë kur të vijë “Aleksi”, i identifikuar nga burime jozyrtare si Alex Soros.

Manipulim mediatik dhe presion ndaj drejtësisë

Veliaj kërkon që përmes mediave të krijohet narrativë favorizuese për të, dhe të shtohet presioni ndaj Prokurorisë duke nxjerrë në publik qytetarë që sipas tij “kanë kërkuar takim me të por janë refuzuar nga organet hetimore”. Vëllai i tij, Arbër Veliaj, i sugjeron të jetë më i kujdesshëm në telefon, por Veliaj përgjigjet me fjalor banal dhe nuk tregon asnjë pendesë për komunikimet e tij.

Heshtje nga institucionet

Deri më tani, asnjë reagim nuk ka ardhur nga SPAK, Ministria e Drejtësisë apo vetë qeveria për përmbajtjen e përgjimeve. Ndërkohë që opinioni publik kërkon transparencë dhe hetim të menjëhershëm mbi përfshirjen e mediave dhe presionin ndaj drejtësisë, institucionet vijojnë të heshtin.

A është ky fundi i një epoke të errët të kapjes së shtetit apo vetëm maja e ajsbergut? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, ndërsa hetimet pritet të thellohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...