15.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

“Qelbësira s’i jepet dora” – Përgjimet e reja zbulojnë bisedën e Veliajt me Ajola Xoxën për prokurorin dhe shoferin Marsel

Nga paraburgimi i Durrësit, Erion Veliaj drejton narrativën publike, komenton dëshmitë kundër tij dhe flet për emra si shoferi personal i Ajolës dhe arkitekti Ols Efthimi.
Tiranë, 6 Prill 2025 – Në një tjetër sekuencë të përgjuar nga SPAK dhe publikuar së fundmi në media, kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, shfaqet duke udhëzuar bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për mënyrën si të sillet në publik dhe si të reagojë ndaj zhvillimeve të hetimit.

Nga kabina e paraburgimit të Durrësit, Veliaj flet me Ajolën në lidhje me një shtetas të quajtur Marsel – ish-shofer personal i saj – i cili ka dhënë dëshmi dhe ka dorëzuar mesazhe në SPAK. Sipas Veliajt, në vendimin prej mbi 300 faqesh të Gjykatës së Posaçme, përmenden komunikime mes Marselit dhe një tjetër personi të identifikuar si Olsi, që besohet të jetë arkitekti Ols Efthimi.

“Pse Mandi (Marseli) duhet të pyesë Olsin ‘kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë’…?”, thotë Veliaj gjatë bisedës, duke aluduar për një raport të dyshimtë mes palëve.

Ajola, nga ana e saj, e justifikon komunikimin duke thënë se biseda ishte për rregullimin e tarracës dhe se pyetjet ishin teknike. Ajo e kundërshton Veliajn duke e pyetur: “Pse pyet? Se çfarë muhabeti është ky që më bën…”

Në vazhdim të bisedës, Erion Veliaj e pyet nëse i ka dhënë dorën prokurorit në seancën e fundit, në ditën e paraqitjes së saj në Prokurori. Ajola përgjigjet “Jo”, ndërsa Veliaj reagon me gjuhë fyese, duke thënë:

“Ai është qelbësirë! S’duhet me i dhënë dorën. S’meriton as mirësjellje.”

Kjo bisedë shfaq qartë një përpjekje të Veliajt për të kontrolluar jo vetëm perceptimin publik të çështjes së tij, por edhe sjelljen e njerëzve më të afërt, përfshirë bashkëshorten. Komentet e tij për prokurorin, dëshmitarët dhe detajet e hetimit tregojnë se edhe nga paraburgimi, ai është i përfshirë thellësisht në ndërtimin e mbrojtjes së tij politike dhe mediatike.

Përfshirja e Marselit dhe Olsit në hetim mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet, ndërsa pritet që ditët në vijim të sjellin zhvillime të reja në dosjen e bujshme që trondit Tiranën politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...