30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Tensionet Në Ballkan: Media Italiane e shqetësuar për deklaratat e Vuçiç

Media italiane Europa Today ka shprehur shqetësim për mesazhet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili foli për kohë të vështira për popullin e Serbisë, por gjithashtu u zotua të luftonte për fitoren e saj. Autorja Alessia Capasso nënvizon se “jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin po fryjnë erëra të rrezikshme”, duke u referuar në kërcënime ekzistenciale ndaj Serbisë të përmendura nga Vuçiç.

Artikulli vë në dukje datat e 5 dhe 6 majit, kur pritet të mbahet Asambleja e Madhe e Pashkëve, ku pritet të merren vendime të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb. Autorja thekson se këto mesazhe shqetësuese shtyjnë përpara hipotezën për një njoftim për bashkim mes Serbisë dhe Republikës Srpska, duke paralajmëruar se nëse kjo ndodh, tensionet në Ballkan mund të rikthehen.

Artikulli gjithashtu përmend tensionet e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe dëshirën e Milorad Dodikut për të ndarë Republikën Serbe nga Bosnja. Bashkimi Europian ka hapur negociatat për anëtarësim për të frenuar idetë separatiste në Bosnje dhe Hercegovinë, por Dodik nuk e ka pranuar këtë vendim. Sipas mediave italiane, edhe presidenti rus Vladimir Putin mbështet idenë për bashkimin e Republikës Srpska me Serbinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...