26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Petrit Vasili: 15 deputetë të PL dhe PD thërrasin ERE-n në Parlament

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një reagim në Facebook bën me dije se ERE është thirrur në Parlament për t’u përgjigjur në lidhje me pesëfishimin e çmimit të energjisë.

Vasili shton se aksioni opozita për llogaridhënie dhe nxjerrjen e përgjegjësve nuk do të ndalet.
Postimi i plotë:

Llogaridhënia nuk ndalet, kemi thirrur ERE-n ne Parlament per pesefishimin e cmimit te energjise! Kemi thirrur ERE-n ne Parlament, qe te jape llogari per vendosjen çmimit te energjise pese fish me te larte pas 800 KW per qytetaret. 15 deputete te Partise se Lirise dhe te Partise Demokratike se bashku, kemi thirrur te ERE- n te tregoje publikisht ne Parlament se pse ju bind urdherit politik te Edi Rames per te pesefishuar çmimin per qytetaret.

E kemi thirrur te tregoje se si shkeli pavaresine e saj te garantuar me ligj per t’ju bindur urdherit te çmendur te Edi Rames, i cili ishte pa asnje baze, por thjesht nje provokim ndaj qyetareve. E kemi thirrur te tregoje se cfare i mbetet ERE-s, kur vete Edi Rama e hedh poshte po vete Vendimin e ERE-s te nje dite me pare. Menaxhimi mafioz i energjise nga Edi Rama dhe qeveria eshte fakt qe nuk e luan topi dhe i provuar me dokumente dhe te dhena pa fund, te cilat vetem ERE beri sikur nuk i pa dhe sikur harroi.

Provokimet neveritshme te Edi Rames ndaj qytetareve dhe presioni i tij me energjine gjeten mbeshtetjen e ERE-s, e cila me Ligj duhej te ishte bariere dhe jo ortak i tij. Aksioni i opozites per llogaridhenie dhe nxjerrjen e pergjegjesive ne emer te qytetareve nuk do te ndalet.
#NdalHajduteriseSeRames

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...