31.3 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Petro Koçi: Zbulimet e SPAK-ut, fitore për drejtësinë, por sfidë politike për mazhorancën

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar sot zhvillimet e fundit politike dhe hetimet e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke vënë theksin tek ndikimi moral dhe politik që këto raste kanë mbi mazhorancën.

Në një intervistë televizive, Koçi theksoi se kur vihet në diskutim integriteti i një figure të lartë qeveritare, pasojat nuk janë vetëm juridike, por edhe morale. Ai u ndal edhe te afera e AKSHI-t dhe përfitimet e dyshimta nga tenderat në këtë institucion, duke theksuar se këto zhvillime rëndojnë më tej situatën për qeverinë.

“Kur vihet në diskutim integriteti moral i një figure në qeveri, kjo ndikon moralisht. Këtu ka qëlluar edhe afera e AKSHI-t dhe zhvillimet skandaloze që lidhen me personazhe që kanë përfituar tendera në këtë institucion,” deklaroi Koçi.

Megjithatë, ish-deputeti socialist vlerësoi se hetimet dhe zbulimet e SPAK-it, përfshirë mesazhet e Evis Berberit dhe regjistrimet nga zyra e Ergys Agasit, përbëjnë një fitore të rëndësishme për drejtësinë dhe interesin publik.

“Këto janë zbulime shumë të rëndësishme për një drejtësi që po bëhet më efikase, ndonjëherë pikërisht falë këtyre ngjarjeve,” shtoi Koçi, duke nënvizuar se, edhe pse mund të ketë kosto politike për Partinë Socialiste në afat të shkurtër, përfitimet për funksionimin e drejtësisë janë të konsiderueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...