32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Zelensky takohet me Trump në Florida për të diskutuar për Donbasin dhe kornizën e paqes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë këtë të diel një takim me Presidentin amerikan Donald Trump në Florida, ku diskutimi kryesor do të përqendrohet tek çështjet territoriale dhe pengesat kryesore për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Një kornizë paqeje me 20 pika dhe një marrëveshje për garanci sigurie janë afër finalizimit, sipas burimeve zyrtare.

Zelensky njoftoi se gjatë bisedimeve do të trajtohen temat më të ndjeshme, duke përfshirë situatën në Donbas dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhisë, si dhe çështje të tjera të sigurisë. Ai shtoi se shpreson të arrijë dakordësi mbi kornizën e paqes dhe se është i gatshëm ta çojë atë në referendum në Ukrainë, nëse Rusia pranon armëpushimin.

Nga ana tjetër, Moska kërkon të ketë kontroll të plotë mbi rajonin e Donbasit, përfshirë Donetskun dhe Luhanskun, ndërsa Kievi synon të ndalë luftime në vijat aktuale të frontit. Takimi shihet si një hap vendimtar në përpjekjet diplomatike të SHBA-së për të sjellë paqe në konfliktin më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...