25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Arrestohet shqiptari në Itali/ Kapet me drogë dhe armë zjarri në banesë

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Treviso, në rajonin e Marka, pas një operacioni të zhvilluar nga Karabinierët e stacionit të Codognè.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pa leje, konkretisht një pistoletë Smith & Wesson .44 Magnum, së bashku me një sasi fishekësh.

Po ashtu, në ambientet e shtëpisë u sekuestruan rreth 2.6 kilogramë marijuanë dhe 124 gramë hashash, të ndara në doza dhe të dyshuara si të destinuara për shitje.

Operacioni u ndërmor pas informacioneve se i dyshuari mbante armë të paligjshme në banesë. I gjithë materiali i sekuestruar pritet t’i nënshtrohet analizave përkatëse.

41-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe më pas u paraqit në gjykatë me procedurë të përshpejtuar, ku u vendos masa e arrestit shtëpiak. Ai përballet me akuzat për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, si dhe mbajtje pa leje të armëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...