23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Nga qelia drejt Cepanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit/ Ilir Meta lë paraburgimin, SPAK i jep leje të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Ilir Meta ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e paraburgimit për t’u nisur drejt Cepanit të Skraparit, ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 83-vjeçare.

Sipas informacioneve, Meta është shoqëruar nga autoritetet që prej orës 07:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 12:00.

Leja e miratuar parashikon që ish-presidenti të jetë i pranishëm jo vetëm në ceremoninë mortore, por edhe në drekën që do të shtrohet pas saj për familjarët dhe të afërmit.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se Meta do të rikthehet në paraburgim gjatë pasdites, për të dalë sërish mëngjesin e së nesërmes. Me miratimin e prokurorëve të SPAK, atij i është dhënë leje nga ora 09:00 deri në 21:00 për të marrë pjesë në pritjet e ngushëllimit që familja do të organizojë në Tiranë.

Rexhep Meta ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, ndërsa familjarë, të afërm dhe personalitete të jetës publike pritet t’i japin lamtumirën e fundit në vendlindjen e tij, në Cepan të Skraparit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...