28.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Policia e Tiranës sekuestron 3 milionë euro pasuri ndaj noteres Sanja Telhallari: Dyshohet burim kriminal

Policia e Tiranës njoftoi sot se 3 milionë euro pasuri i janë sekuestruar noteres Sanja Telhallari, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës. Sipas deklaratës zyrtare, asetet e sekuestruara dyshohet se janë përfituar nga burime kriminale.

Në total, janë sekuestruar 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare në emër të noteres.

Kush është Sanja Telhallari?

Sanja Telhallari ka qenë e njohur për mediat dhe autoritetet për shkak të disa grabitjeve ndaj saj në të shkuarën. Vetëm dy muaj më parë, në vilën e saj në zonën “Rolling Hills”, autorët i morën mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro. Vila në të cilën ndodhi grabitja ka një vlerë mbi 1.5 milionë euro.

Dy vite më parë, noterja u përball edhe me një grabitje të makinës së saj luksoze Mercedes G Class në zonën e Astirit. Autorët kishin rrëmbyer çelësat e makinës nga tavolina ku ndodhej Telhallari me bashkëshortin, por të dy arritën ta ndalojnë personin derisa mbërriti policia. Në atë rast, një 28-vjeçar u arrestua nga autoritetet.

Pak kohë më parë, Telhallari kishte deklaruar në media se zona e aktivitetit të saj profesional është Astiri, duke folur për transaksionet e pasurive dhe blerjet e banesave dhe pronave të ndryshme në Tiranë.

Rasti i sotëm vjen ndërsa hetimet e Prokurorisë vazhdojnë për të sqaruar burimin e pasurive të sekuestruara dhe çdo lidhje të mundshme me aktivitete kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...