34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Predikuesi i njohur amerikan: Zoti më foli, Trump fiton

Predikuesi i njohur amerikan,Pat Robertson, i cili drejton edhe programin televiziv mjaft popullor  “The 700 Club”, ka deklaruar se Zoti i ka treguar atij se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA.

Robertson, i cili një herë ka qenë dhe kandidat republikan për president, tha se Zoti i ka folur atij personalisht dhe i kishte thënë se Donald Trump do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por kjo fitore gjithashtu do të jetë edhe fillimi i fundit të botës.

“Po lutesha të dielën dhe i thashë Zotit ‘të lutem më thuaj çfarë do të ndodhë’ dhe së pari dua të them pa dyshim se Trump do të fitojë këto zgjedhje” – parashikoi Robertson. “Kjo do të nisë një zinxhir tronditjesh.”

Ai shtoi se Kina dhe Koreja e Veriut do ta sfidojnë Trump me provokime të papara – dhe të paspecifikuara. “Trazira masive civile” do të shpërthejnë në të gjithë Amerikën, sipas tij si dhe: “do të ketë të paktën dy përpjekje për të vrarë Trump”.

Robertson shtoi: “Shtetet e Bashkuara do të jenë aq të preokupuara sa që një koalicion i vendeve kryesisht myslimane, përfshirë Iranin, do ta shohin këtë si një mundësi për të sulmuar Izraelin ndërsa aleati i tij amerikan është i dobët”.

Robertson thotë se sapo të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, me ndërhyrjen e vetë Zotit bota do të kalojë 5 vjet paqe.

“Për habinë e të gjithëve, vetë Zoti do të ndërmjetësojë në emër të Izraelit dhe do të mposhtë armiqtë e tij. Kjo fitore do të pasohet nga pesë vjet paqe në botë” – thotë ai, citojnë mediat amerikane.

Por pas kësaj, ai parashikon se një asteroid gjigand do të godasë Tokën duke rrezikuar gjithë jetën njerëzore.

Robertson parashikoi fitoren e Trumpit në vitim 2016, një sulm bërthamor në SHBA në vitin 2007, dhe një luftë masive përgjatë Lindjes së Mesme në vitin 2008.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...