24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Presidenti Begaj në SHBA: “Ëndrra amerikane mbetet e arritshme” – nderohet me Çelësin e Qytetit në Teksas

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në një forum ndërkombëtar të organizuar nga Universiteti “Texas A&M” dhe Shkolla “George Bush” për Qeverisje dhe Shërbim Publik.

I ftuar nderi në aktivitetin me temë “The American Dream at 250: Still Within Reach?”, kreu i shtetit shqiptar mbajti një fjalë ku u ndal te historia e demokracisë, lidershipi dhe roli i SHBA-ve në rendin global.

Duke folur para studentëve dhe akademikëve, Begaj e përshkroi rrugëtimin e tij personal si “një mjek që u bë ushtarak dhe më pas president”, duke e vendosur këtë përvojë në kontekstin e transformimit të Shqipërisë nga izolimi në demokraci.

Ai kujtoi periudhën e komunizmit, duke theksuar izolimin e vendit dhe simbolikën e mbi 700 mijë bunkerëve, si dhe ndryshimet që sollën vitet ’90, kur shqiptarët “dolën në rrugë duke kërkuar liri”.

Në fjalën e tij, Presidenti nënvizoi edhe zgjedhjen strategjike të Shqipërisë për t’u afruar me SHBA-në pas rënies së regjimit, duke e cilësuar Amerikën si “partner dhe pikë referimi”.

“Ëndrra amerikane mbetet ende e arritshme”, u shpreh Begaj, duke theksuar se ajo vijon të shërbejë si frymëzim për shoqëritë që synojnë lirinë dhe zhvillimin demokratik.

Gjatë vizitës në Teksas, Presidenti është pritur edhe në takime me përfaqësues lokalë, ndërsa është nderuar me “Çelësin e Qytetit” nga Bashkia e Conroe-s, si shenjë vlerësimi për kontributin në marrëdhëniet dypalëshe.

Vizita e tij në SHBA vijon me takime të tjera institucionale dhe akademike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...