5.5 C
Tiranë
Friday, April 24, 2026
spot_img

Ministri Nufi në Kuvend: KAYO model “holding” për industrinë e mbrojtjes, jo prodhues i drejtpërdrejtë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është përballur në interpelancë në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu, ku në fokus ishte funksionimi dhe struktura e shoqërisë shtetërore KAYO.

Gjatë seancës, Nufi sqaroi se qeveria shqiptare po zhvillon një model të tipit “holding” për industrinë e mbrojtjes, ku KAYO nuk funksionon si prodhues i drejtpërdrejtë, por si strukturë koordinuese dhe licencuese në bashkëpunim me partnerë privatë vendas dhe të huaj.

Sipas ministrit, shoqëria është 100% në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe synon të nxisë zhvillimin e industrisë ushtarake përmes partneriteteve dhe kapitaleve private, duke ndjekur praktika të ngjashme me modele ndërkombëtare.

“Qëllimi është që përmes bashkëpunimit me kompani private të krijohet një industri e qëndrueshme e mbrojtjes, e aftë për të prodhuar pajisje për Forcat e Armatosura dhe për eksport”, u shpreh Nufi.

Ai theksoi gjithashtu se industria ushtarake është një sektor i rregulluar rreptësisht dhe me standarde të larta kontrolli, duke kërkuar bashkëpunim shtet–shtet në shumë raste.

Ministri shtoi se modeli i KAYO-s nuk është një eksperiment vendas, por pjesë e praktikave të përdorura edhe në vende të tjera, ndërsa synimi kryesor është rrjetëzimi i kapaciteteve ekzistuese të industrisë ushtarake në Shqipëri dhe forcimi i rolit të vendit brenda NATO-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të...

Bashkia e Vlorës “godet” pushuesit: rriten tarifat e plazheve publike në 700 lekë për...

0
Bashkia e Vlorës ka hedhur për shqyrtim një projektvendim që parashikon rritjen e tarifës për shërbimin në plazhet publike të administruara nga njësia vendore,...

Briseida Çakërri: Opozita nuk ka votuar asnjë ligj të integrimit

0
Deputetja Briseida Çakërri ka deklaruar se opozita nuk ka mbështetur me votë asnjë nga ligjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në...

Kumbaro në Kuvend: Licencimi i mësuesve nuk është vendim i ri, por detyrim ligjor...

0
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetë të opozitës për çështjen e licencimit të mësuesve, sqaroi se procesi nuk përbën...

Shqipëri: Reagime nga politika pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses

0
Ka vijuar reagimi i figurave të larta shtetërore dhe politike pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur Rexhep Qosja, një prej emrave më...