34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Presionet vijnë nga politika, media e krimi” – Altin Dumani tregon vështirësitë e SPAK pas 6 vitesh

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave, ka bërë një bilanc të gjashtë viteve të funksionimit të prokurorisë së posaçme, duke folur për sukseset, por edhe sfidat që ka hasur institucionin që synon të jetë model i reformës në drejtësi në Shqipëri.

Dumani theksoi se zhvillimi i SPAK-ut është ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut. Megjithatë, sipas tij, sfidat kanë qenë të shumta, duke përfshirë organizimin e institucioneve, pritshmëritë e mëdha të publikut dhe presionet e ndryshme që vijnë nga politika, media dhe krimi i organizuar.

“Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione”, tha Dumani.

Ai shtoi se secili prokuror i SPAK-ut ka përvojë të admirueshme dhe është profesionalisht i maturuar, duke e bërë institucionin të fortë edhe përballë sfidave më të vështira.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...