36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Programi Antikorrupsion i Partisë Demokratike për zgjedhjet e vitit 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (PD), Enkelejd Alibeaj, prezantoi sot programin e partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025, me një fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit. Gjatë fjalimit të tij, Alibeaj theksoi problemet e korrupsionit gjatë qeverisjes socialiste dhe prezantoi masat që PD planifikon të ndërmarrë për të luftuar këtë fenomen.

**Përmbledhje e Programit Antikorrupsion të PD-së:**

1. Mbështetje për SPAK:
– Forcimi i burimeve financiare dhe njerëzore të SPAK.
– Heqje totale e imunitetit të deputetëve për të lejuar hetime të plota nga SPAK.

2. Vetingu i Politikanëve:
– Zbatimi i një procesi vetingu për politikanët, i ngjashëm me atë të bërë në Drejtësi.

3.Reformimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH):
– Shndërrimi i KLSH-së në Gjykatë Auditi.
– Anëtarët e kësaj gjykate do të kalojnë në proces vetingu para emërimit.
– Kryetari të zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, bazuar në propozimin e opozitës.
– Vendimet e gjykatës do të jenë titull ekzekutiv.

4. Inspektorati Kombëtar:
– Reformimi i inspektorateve, duke u fokusuar në tre fusha prioritare:
– Siguria ushqimore
– Siguria e shëndetit publik
– Siguria teknike

5. Ligji Antimafia dhe Kontratat Publike:
– Verifikimi dhe anulimi i kontratave korruptive konçesionare dhe PPP-ve.
– Moratorium 1-vjeçar për rishikimin e kontratave PPP.
– Çdo gjetje abuzive do të raportohet në prokurori sipas ligjit Antimafia.
– Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të personave të përfshirë në kontrata abuzive.
– Barrën e provës do ta ketë kompania private ose zyrtari që ka miratuar aktin.

6. Njësia e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura:
– Gjurmimi, lokalizimi dhe rikuperimi i miliarda eurove dhe pasurive të tjera të zhvatura qytetarëve dhe shtetit shqiptar.

Qëllimet Strategjike të PD-së:
– Krijimi i një mjedisi të sigurt dhe miqësor për biznesin.
– Nxitja e rritjes dhe zhvillimit ekonomik.
– Krijimi i një tregu ku arsimi dhe nisma të vlerësohen dhe shpërblehen.
– Luftë horizontale ndaj korrupsionit dhe të korruptuarve në çdo degë të pushtetit publik.
– Pastrimi i politikës nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar.
– Sigurimi i një administrate publike me integritet që vepron në shërbim të qytetarëve.

Me këto masa dhe qëllime, Partia Demokratike synon të krijojë një Shqipëri pa korrupsion, ku qytetarët dhe bizneset mund të zhvillohen në një mjedis të drejtë dhe të sigurt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...