17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Testamenti i Vasilis Karras: Pasuria prej 10 milionë eurosh u ndahet familjarëve

Avokati i artistit të ndjerë grek, Vasilis Karras, bëri publike dje testamentin e këngëtarit të njohur, i cili ndërroi jetë në dhjetor të vitit të kaluar. Testamenti u hap rreth gjashtë muaj pas vdekjes së tij dhe përmban detaje të pasurisë së tij, e cila vlerësohet në 10 milionë euro.

Sipas mediave greke, Karras kishte vendosur që pasurinë ta trashëgonin vajza dhe bashkëshortja e tij. Sipas testamentit, 50% e pasurisë do të shkojë për gruan e tij, Christina, ndërsa 50% tjetër për vajzën e tij.

Në trashëgiminë e lënë për familjen përfshihen:
– Shtëpia private në qendër të Selanikut.
– Restoranti “Fshati i paqes”.
– Një fermë në Kokkinohor Kavala.
– Një vilë buzë detit.
– Një apartament luksoz në Athinë.
– Depozitat bankare.
– E drejta e autorit për këngët e tij për 50 vitet e ardhshme, e cila i takon gruas së tij, Christina.

Vasilis Karras, një këngëtar popullor laik grek, ishte i njohur për zërin e tij të dallueshëm. Ai vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin në moshën 70 vjeçare, pasi ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Evropiane Ndërballkanike dhe së fundmi ishte infektuar me Covid-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...