12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Protestë në Thumanë-Kashar: Banorët bllokojnë qarkullimin për aksin e ri

Pasditen e sotme, dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë në lidhje me ndërtimin e aksit të ri Thumanë-Kashar. Banorët e zonës kanë bllokuar qarkullimin duke u ulur në asfalt dhe kanë kërkuar që policia të respektojë të drejtën e tyre për të protestuar.

Pak minuta pas bllokimit të qarkullimit, policia tentoi të hapte njërën anë të rrugës për të lehtësuar trafikun e rënduar, që kishte krijuar një radhë të gjatë makinash. Kjo përpjekje shkaktoi acarimin e banorëve, të cilët nuk lejuan policinë të hapte rrugën dhe përplasjet mes palëve u intensifikuan, duke çuar në shtyrje dhe tensione.

Një banor deklaroi se policia ka përdorur gaz lotsjellës gjatë protestës: “Turp, tu hedhin gaz lotsjellës fëmijëve,” tha ai, duke qenë i pranishëm në protestë me vajzën e tij të mitur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...

Plagosja me armë në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar: 54-vjeçari qëlloi pas sherrit në...

0
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur më 25 shtator...

Tragjedi në Durrës, 28-vjeçari filipinez humb jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike...

0
Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ndodhej në një varkë...