34.5 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

“Putini është më i dobët se kurrë”/ Kaja Kallas: Rusia nuk po avancon në Ukrainë, pakënaqësia po rritet në Moskë

Shefja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimi Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në pozitën më të dobët që ka qenë ndonjëherë që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Pas takimit të ministrave të BE-së, Kallas u shpreh se gjatë diskutimeve është trajtuar edhe pretendimi i Putinit se lufta po shkon drejt fundit, por sipas saj realiteti në terren tregon të kundërtën.

“Mendoj se kuptimi i përgjithshëm është se Putini është në pozitën më të dobët se që ka qenë ndonjëherë më parë”, deklaroi Kallas në konferencë për media.

Ajo theksoi se Rusi nuk po arrin përparim në fushëbetejë, ndërsa brenda vendit po shtohet pakënaqësia ndaj situatës së krijuar.

“Rusia nuk është duke përparuar në fushëbetejë, ndërsa brenda në Rusi po rritet pakënaqësia”, tha ajo.

Megjithatë, kryediplomatja evropiane nënvizoi se nuk është ende momenti për negociata reale, pasi sipas saj Moska vazhdon të mbajë qëndrime maksimaliste.

“Moska është ende duke paraqitur pretendime maksimaliste. Për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë punën tonë”, u shpreh Kallas.

Sa i përket Ukrainës, ajo tha se situata është më e favorshme krahasuar me një vit më parë, por paralajmëroi se nuk ka vend për vetëkënaqësi.

“BE-ja gjithmonë ka mbështetur përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Për Evropën që të marrë rol më aktiv, ne duhet të kemi një dakordim mes nesh për atë që duam të flasim me Rusinë dhe cilat janë vijat e kuqe”, përfundoi Kallas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...