28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

“Dhunë barbare ndaj Sokol Tomës”/ PD Lezhë reagon ashpër: Të zbardhet ngjarja dhe të vihen autorët para drejtësisë

Partia Demokratike dega Lezhë ka reaguar ashpër pas dhunimit të ish-kreut të saj në Dajç të Zadrimës, Sokol Toma, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë dhe alarmues për sigurinë publike në vend.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, PD Lezhë dënoi atë që e quajti “dhunë barbare” ndaj ish-zyrtarit demokrat dhe kërkoi nga institucionet ligjzbatuese zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e tyre.

“Kjo ngjarje është tronditëse dhe e papranueshme për çdo shoqëri demokratike, ndërsa përbën një tjetër këmbanë alarmi për gjendjen e rëndë të rendit dhe sigurisë publike në Lezhë dhe në të gjithë vendin”, thuhet në reagim.

Demokratët kërkuan reagim të shpejtë nga Policia e Shtetit dhe organet e drejtësisë, duke paralajmëruar se çdo vonesë apo heshtje vetëm sa rrit mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

“I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të veprojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë”, theksohet më tej në deklaratë.

PD Lezhë shprehu gjithashtu solidaritet dhe mbështetje për Sokol Tomën dhe familjen e tij, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...