25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“‘Rama, fundi yt është i pashmangshëm’”/ Berisha pas protestës: Asgjë nuk e ndal një popull kryengritës

Ka përfunduar protesta e tetë e opozitës, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike janë rikthyer më pas në selinë blu. Pas përfundimit të tubimit, kreu i PD-së, Sali Berisha, dha disa deklarata për mediat dhe mbështetësit.

I pyetur nga gazetarët se kur do të mbahet protesta e radhës, përpara apo pas 23 majit, datë kur zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD-së, Berisha u përgjigj: “S’kam asnjë koment. Nuk e di ende, do ta shohim.”

Më tej, Sali Berisha deklaroi se protestat janë pjesë e një beteje kundër qeverisë së Edi Rama.

“Nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës, ta harrojnë. Jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe varfërim të qytetarëve, ndërsa përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit dhe zyrtarëve të mazhorancës.

“Asgjë nuk do të mund të na mposhtë pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë. Pa larguar nga pushteti dhe pa dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama”, deklaroi kreu demokrat.

Në fund të fjalës së tij, ai paralajmëroi vijimin e protestave dhe theksoi se opozita do të vazhdojë strategjinë e saj paqësore.

“Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm. Strategjia jonë është e të pamposhturve”, tha Sali Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...