25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rama paralajmëron ministrat në mbledhjen e parë të qeverisë së re: “Do t’ju mbështes pa kursim por kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese”

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ministrat se kush shkel në dërrasë të kalbur e ka punën me organet ligjzbatuese.

Kreu i qeverisë u kërkoi ministrave që t’i mbajnë familjarët larg zyrave të shtetit dhe larg fondeve publike.

Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë mbi veten përgjegjësitë, politike, morale, instituconale edhe ligjore nëse koha do vërtetojë të Kuvendit. Në mbledhjen e parë jap një porosi: Ministër nuk bëhesh vet, të bën kryeministri, por vendin nuk e mbaj unë, duhet ta mbash vetë. Kjo vlen edhe për dyshemenë ku shkel. Dyshemeja është vetëm ligji. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese, jo me mua, as me qeverinë, as me partinë. Kjo është porosia ime. Do t’ju mbështes pa kursim,  do tu mbroj publikisht pa asnjë rezervë kundër çdo agresioni dhe kundërshtari të progresit, do t’ju ruaj edhe shpinën nga çdo erë, por as mua as PS-në nuk do ta ketë mbrapa kush do hedhë qoftë një hap jashtë dyshemesë së ligjit. Familja ime nuk ka lidhje me punët e shtetit. Do ju kërkoja t’i mbani larg familjet tuaja nga dyert e zyrave të shtetit. Nga fondet publike, dhe nga kërkesat e të tretëve, qoftë kushërinj apo krushq”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...