28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Rama ‘prezanton’ projektin e ri,“Sheshi i Flamurit” në Vlorë kthehet në terminal autobusësh

Pas protestës së vlonjatëve kundër punimeve te ‘Sheshi i Flamurit’, kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video ku shihet projekti i bërë gati për ‘Sheshin e ri” duke shkruar se nuk do shërbejë si terminal autobusësh por për shfaqje artistike e panaire.

Kujtojmë se ky projekt është kundërshtuar me forcë nga qytetarët vlonjatë, por jo vetëm, duke bërë bashkë edhe protestues të tjerë të ardhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë jo🤣) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të “tempullit” hijezues, ju uroj një ditë të mbarë🙏

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...