23 C
Tiranë
Tuesday, June 9, 2026

RENEA zbarkon në Fushë-Krujë për kapjen e Sadik Llanit, kontrollohen mbi 10 banesa – si ndodhi ngjarja ku mbeti i vrarë Ardian Baloshi

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë orëve të natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës dhe më pas është shtrirë edhe në Fushë-Krujë, ku forcat speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në mbi 10 banesa me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Sadik Llani.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, mes tyre edhe një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia ka sekuestruar katër armë zjarri dhe një mjet të blinduar, ndërsa operacioni është drejtuar nga drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Edvin Ndreu, me pjesëmarrjen e forcave të shumta policore.

Sipas burimeve, kontrolli është shtrirë edhe në banesën e Sadik Llanit, por aty nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Hetuesit dyshojnë për përgatitje të mirë organizuar dhe për këtë arsye është vlerësuar ndërhyrja e forcave elitë RENEA.

Në vijim të hetimeve, mësohet se shënjestra Ardian Baloshi ndodhej vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, në një banesë private. Sipas të dhënave paraprake, autori ka qëlluar nga një automjet tip “Benz”, fillimisht në distancë drejt Baloshit, dhe më pas është afruar duke vazhduar të qëllojë në breshëri.

Viktima, pasi është plagosur pranë një lokali, ka tentuar të largohet duke vrapuar drejt parkimit, ku është qëlluar sërish dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Do të jap 10 mijë euro po e lexove këtë numër”, Dea Mishel ironizon...

0
Përplasja mes influencueses së njohur Dea Mishel dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi është përshkallëzuar në rrjetet sociale. Përmes disa postimeve në “Instagram”, Dea Mishel ka...

“Dyshohet se u rrëmbye për kriptovalutat”, kjo është fotoja e fundit e Eglant Koçit...

0
Një fotografi e regjistruar nga kamerat e sigurisë mund të jetë gjurma e fundit e njohur e Eglant Koçit, 34-vjeçarit nga Tirana, i cili...

Aksion i madh policor në Lumin e Vlorës, gjashtë të arrestuar dhe armë të...

0
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë në...

“Do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta bëjmë atë”, Rama...

0
Reuters i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave që po zhvillohen në Tiranë dhe në disa zona të bregdetit shqiptar, duke u ndalur...

Fotografia e dyshemesë së banjës e tradhton anëtarin e bandës shqiptare në Glasgow –...

0
Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal me origjinë shqiptare ka përfunduar në duart e drejtësisë në Skoci, pasi një detaj i vogël...