35.3 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

“Do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta bëjmë atë”, Rama i përgjigjet Reuters për protestat: vijon plani për resortin luksoz në Zvërnec

Reuters i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave që po zhvillohen në Tiranë dhe në disa zona të bregdetit shqiptar, duke u ndalur edhe në një intervistë me kryeministrin Edi Rama, i cili ka mbrojtur projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec dhe Sazan, të mbështetur nga Jared Kushner.

Sipas raportimit të Reuters, Rama ka theksuar se qeveria shqiptare do të vijojë me projektin pavarësisht kundërshtimeve të qytetarëve dhe protestave të vazhdueshme për ndikimin e tij në mjedis.

“Po ju them, do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta bëjmë atë dhe do të jemi krenarë që do të kontribuojmë në Evropë”, është shprehur Rama në intervistën për Reuters.

Ai ka shtuar gjithashtu:

“Unë u votova për t’i bërë këto gjëra të ndodhin. Nuk jam votuar për t’u udhëhequr nga njerëz që kanë një ide të ndryshme se si ta zhvillojnë vendin.”

Reuters raporton se mijëra qytetarë kanë dalë në protesta në Tiranë dhe në jug të vendit, duke kërkuar anulimin e projektit, me argumentin se ai prek një zonë të ndjeshme mjedisore ku jetojnë flamingot, fokat dhe breshkat e detit. Protestuesit kanë përdorur edhe simbolikën e flamingos si shenjë të lëvizjes së tyre, duke e quajtur atë “Revolucioni i Flamingove”.

Në artikull thuhet se protestat kanë vijuar prej javësh dhe janë shtrirë edhe në kryeqytet, ku qytetarë të ndryshëm kanë shprehur pakënaqësi jo vetëm për projektin, por edhe për qeverisjen.

Një nga protestuesit e cituar nga Reuters, studenti Albano Lushi, është shprehur:

“Ne po bëhemi më të mëdhenj dhe do të jemi këtu derisa ai të japë dorëheqjen. Jo vetëm për biodiversitetin, por për çdo padrejtësi me të cilën përballemi.”

Në intervistë, Rama ka theksuar se projekti është pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillim ekonomik dhe investime të huaja në Shqipëri, duke shtuar se zhvilluesit do të prezantojnë detaje të reja në muajt në vijim.

Reuters vëren gjithashtu se projekti, i lidhur me kompaninë e investimeve të Jared Kushner, Affinity Partners, vlerësohet në miliarda euro dhe përfshin zona të rëndësishme të bregdetit shqiptar, ndërsa debatet mbi ndikimin mjedisor dhe social të tij vijojnë të thellohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...