11.5 C
Tiranë
Sunday, December 14, 2025
spot_img

Revoltë në rrjet: Dafina Zeqiri shpërthen pas bullizmit ndaj 18-vjeçares në BBVK4

Reagime të forta janë ndezur në rrjetet sociale pas publikimit të pamjeve ku banorja 18-vjeçare e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona Binakaj, shihet nën presion dhe bullizëm të vazhdueshëm nga banoret Alba Pollozhani dhe Benita Zena. Situata kulmoi me një deklaratë të rëndë, kur Benita i përmendi të resë nënën e ndjerë, duke i thënë: “Nuk e ka mamin këtu për ta mbrojtur”, fjali që ka shkaktuar tronditje të gjerë dhe reagim të menjëhershëm nga familja e Elijonës.

Përplasja verbale dhe tensioni brenda shtëpisë kanë nxitur debate të ashpra në publik, ndërsa formatit i janë adresuar akuza për mungesë kontrolli dhe tolerim të sjelljeve që normalizojnë dhunën psikologjike.

Në mesin e kritikëve është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ka shpërthyer hapur kundër programit. Në një koment publik, artistja shprehu indinjatën e saj të thellë, duke thënë: “Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu. Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej të ishte i sigurt për fëmijë, jo të normalizojë dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë e lejon vit pas viti?”

Zëri i Zeqirit i është bashkuar një vale të gjerë reagimesh nga personazhe publikë dhe qytetarë që kërkojnë masa urgjente nga produksioni dhe ndërhyrje nga autoritetet rregullatore për të ndalur praktikat që cenojnë integritetin e pjesëmarrësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Do Kwon dënohet me 15 vite burg për mashtrim miliardësh në kriptomonedha

0
Do Kwon, bashkëthemeluesi i “Terraform Labs”, është shpallur fajtor dhe u dënua me 15 vite burg nga një gjykatë federale në Manhatan, pas akuzave...

Vitamina B12 e ulët lidhet me rrezikun 6-fish më të lartë të tkurrjes së...

0
Një studim i Universitetit të Oksfordit ka treguar se njerëzit me nivele më të ulëta të vitaminës B12 kanë një rrezik 6-fish më të...

Si të përballoni një ndarje dhe të rindërtoni vetveten: tre këshilla që funksionojnë

0
Çdo ndarje është e dhimbshme, por nuk duhet të jetë fundi i botës. Ja tre hapa që mund t’ju ndihmojnë të kaloni këtë periudhë...

Mimoza Marjanaku rrëfen jetën me Parashqevi Simakun: “Ishte e thjeshtë, videoja e pastrehësisë u...

0
Aktorja Mimoza Marjanaku ka ndarë detaje personale nga jeta në emigrim dhe nga njohja e afërt me këngëtaren Parashqevi Simaku, historia e së cilës...

Salianji pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së: “Nuk ka ndryshim pa sakrifica dhe përplasje”

0
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, deputeti Ervin Salianji ka folur për mediat lidhur me diskutimet e zhvilluara dhe vijimësinë e...