22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Rita Ora flet për marrëdhënien me Taika Waititi-n: “Ne frymëzojmë njëri-tjetrin”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka ndarë së fundmi disa detaje mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Taika Waititi-n. Çifti ka qenë shumë i hapur me fansat lidhur me jetën e tyre private, duke ndarë momente nga përditshmëria dhe çastet që kalojnë së bashku.

Gjatë festës pas ndarjes së çmimeve “Emmy Awards 2024”, Rita ka bërë një koment të veçantë për marrëdhënien e saj me regjisorin dhe producentin e njohur. “Ne frymëzojmë njëri-tjetrin. Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr,” u shpreh ajo.

Sipas revistës People, Rita ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur bashkëshortin e saj, i cili ishte i nominuar për disa kategori për seritë komike “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”. Ora dhe Waititi u martuan në gusht të vitit 2022 në një ceremoni private.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...