23 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Rusët bëhen të parët që përdorin armën hipersonike në një luftë,testimi u konsiderua i suksesshëm

Ndërkohë që Rusia përdori për herë të parë në një luftë raketën e saj hipersonike, kur goditi një bazë ushtarake ukrainase muajin e kaluar, edhe Shtetet e Bashkuara testuan versionin e tyre të predhës që udhëton pesë herë mbi shpejtësinë e zërit.

Testimi u krye në muajin mars, raporton CNN, por u mbajt i fshehtë për dy javë, për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë, në një kohë kur Presidenti Joe Biden do të niste udhëtimin e tij në Europë.

Raketa u lëshua nga një avion bombardues B-52 pranë bregut perëndimor të SHBA, tha për CNN një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes që kishte dijeni për çështjen. Raketa u ngjit në 19 kilometra lartësi duke përshkruar një distancë prej mbi 480 kilometrash. Duke qenë se udhëtimi u krye me një shpejtësi prej mbi 6100 km/h, u realizua për më pak se 5 minuta. Testimi u krye vetëm pak ditë pasi Rusia përdori armën e saj hipersonike në Ukrainë.

E konfirmon edhe SHBA, rusët bëhen të parët që përdorin armën hipersonike në një luftë. Testimi u konsiderua i suksesshëm, pasi i përmbushi të gjitha objektivat.

Duke qenë se Rusia dhe Kina kanë investuar ndjeshëm në këtë drejtim, edhe Shtetet e Bashkuara kanë ndarë në buxhetin e tyre një shifër rreth 7,2 miliardë dollarë për zhvillimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, ku futen edhe raketat hipersonike.

Në një raport të qeverisë amerikane të vitit të kaluar, në periudhën 2015-2024, SHBA ka shpenzuar 15 miliardë dollarë në zhvillimin e këtyre armëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...