26.6 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Rusia po përdor të gjitha rrugët për të realizuar planin e saj,marrin peng spitalin me 500 persona brenda

Teksa lufta ka hyrë në javën e tretë në Ukrainë, duket se Rusia po përdor të gjitha rrugët për të realizuar planin e saj, duke shënjestruar edhe forcat civile.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se trupat ruse kanë marrë nën kotroll një spital në Mariupol dhe kanë marrë peng rreth 500 njerëz gjatë një sulmi tjetër në qytetin port jugor të martën vonë.

Lajmi u konfirmuar dhe nga udhëheqësi rajonal Pavlo Kyrylenko.

Trupat ruse çuan 400 njerëz nga shtëpitë fqinje në Spitalin Rajonal të Kujdesit Intensiv, tha Kyrylenko në aplikacionin e mesazheve Telegram. Rreth 100 mjekë dhe pacientë gjithashtu besohet të jenë brenda, tha ai.

Rusët po i përdorin civilët brenda spitalit si mburoja njerëzore dhe nuk po lejojnë askënd të largohet, tha ai.

“Është e pamundur të largohesh nga spitali, ata po qëllojnë fort,” tha Kyrylenko.

Kyrylenko tha se ndërtesa kryesore e spitalit është dëmtuar rëndë nga bombardimet, por stafi mjekësor po vazhdon të trajtojë pacientët në repartet e improvizuara të vendosura në bodrum.

Ai i bëri thirrje botës që t’i përgjigjet këtyre “shkeljeve të rënda të normave dhe zakoneve të luftës, këtyre krimeve skandaloze kundër njerëzimit”.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase thotë se trupat ruse po përpiqen të bllokojnë qytetin nga periferitë perëndimore dhe lindore të qytetit. “Ka humbje të konsiderueshme”, thuhet në një postim në Facebook.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...