26.6 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

OKB paralajmëron varfëri të skajshme nëse zgjatet lufta në Ukrainë

Nëse pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia do të vazhdojë edhe më gjatë, pothuajse 30 për qind e popullsisë prej 44 milionë banorësh, mund të bie në varfëri të skajshme, kurse mbi 60 për qind rrezikon të varfërohet brenda një viti, vlerëson Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në një projeksion të hershëm të publikuar më 16 mars.

UNDP citon vlerësimin e qeverisë ukrainase se lufta deri më tani ka shkaktuar një humbje prej të paktën 100 miliardë dollarësh të infrastrukturës kryesore si rrugët, urat dhe spitalet, dhe ka shkaktuar mbylljen e të paktën gjysmës së bizneseve të Ukrainës, ndërsa gjysma tjetër funksionon nën kapacitete.

“Lufta në Ukrainë po shkakton vuajtje të paimagjinueshme të njerëzve me humbje tragjike të jetës dhe zhvendosjen e miliona njerëzve. Ndërsa nevoja për ndihmë të menjëhershme humanitare për ukrainasit është e një rëndësie të madhe, ndikimet akute të zhvillimit të një lufte të zgjatur po bëhen tani më të dukshme”, tha Achim Steiner nga UNDP.

“Një rënie alarmante ekonomike dhe vuajtjet dhe vështirësitë që do t’i sjellë një popullsie tashmë të traumatizuar duhet të vihen në fokus më të mprehtë. Ka ende kohë për të ndalur këtë trajektore të zymtë”, tha ai.

UNDP, një nga agjencitë më të mëdha të OKB-së në terren në Ukrainë, partneriteti afatgjatë i së cilës me qeverinë ukrainase dhe ka shtrirë aktivitetet e saj në të gjitha 24 rajonet administrative të të Ukrainës dhe të paktën 332 komuna, tha se ka mobilizuar rrjetin e saj të gjerë që të fokusohet në “përgjigjen e menjëhershme të krizave dhe ruajtjen e funksioneve kryesore të qeverisë për menaxhimin e reagimit ndaj emergjencave dhe ofrimin e shërbimeve publike”.

UNDP në të njëjtën kohë kërkoi ndaljen e menjëhershme të konfliktit.

“Për të shmangur vuajtjet, shkatërrimin dhe varfërimin e mëtejshëm, ne tani kemi nevojë për paqe”, tha Steiner.

“Si pjesë e angazhimit të palëkundur të Kombeve të Bashkuara ndaj popullit ukrainas, fokusi kryesor i UNDP-së është që të mbështet qeverinë për të mbështetur strukturat dhe shërbimet kryesore, që cilat përbëjnë themelin e të gjitha shoqërive”, tha ai.

UNDP, e cila ka mbetur funksionale në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, propozoi disa masa të menjëhershme për të reduktuar ndikimin e konfliktit në mirëqenien e ukrainasve.

Bazuar në parashikimet e hershme, UNDP propozoi si masën e parë emergjente një disbursim mujor të parave prej rreth 250 milionë dollarësh, që nënkupton siguri për rreth 2.6 milionë njerëz, të cilët rrezikojnë varfërinë si pasojë e humbjes së të ardhurave.

UNDP-ja synon gjithashtu të bashkëpunojë me Agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR, për të ndihmuar miliona refugjatë ukrainas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...