15.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Sherri për pronat degjeneron në Pukë, dy të plagosur dhe tre të arrestuar pas përleshjes mes dy familjeve

Një konflikt i vjetër për motive pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka përfunduar me përplasje fizike, duke lënë pas dy persona të plagosur dhe tre të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, të cilat dyshohet se prej vitesh kanë pasur mosmarrëveshje për çështje pronësie. Debati mes tyre ka degjeneruar në dhunë, ku dyshohet se janë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç, djali i tij, si dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë, ndaj P. I., 60 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, F. I., 43 vjeçe, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Si pasojë e konfliktit janë plagosur I. Sh. dhe G. I., të cilët janë transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ndërhyrjes, Policia ka sekuestruar sende dhe mjete që dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...