31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Shqipëria drejt mbylljes së dytë? Rakacolli: Jemi shumë pranë vijës së kuqe

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë një interviste në News24, tha sot se situata në vend nga pandemia e koronavirusit “po rëndohet cdo ditë”, por sipas saj, kjo pritej. Lidhur me mundësinë e karantinës së dytë, Rakacolli tha “jemi shumë pranë asaj vijës së kuqe”.

“Është e parathënë dhe e parashikuar. Në Shqipëri po ndodh ajo që po ndodh në mbarë globin, është një ecuri normale e epidemisë në botë, në Shqipëri shifrat janë në rritje fatmirësisht s’janë rritur me atë shpejtësi që janë rritur me atë nivel si në Spanjë e Francë, kjo tendencë e rritjes na bën që në cdo moment të jemi akoma të kujdesshëm në monitorimin e situatës dhe në rekomandimin e marrjes së masave që mund ta lehtësojnë situatën”.

Janë ezauruar të gjithë shtretërit në 3 spitalet Covid?

Rakacolli: Jo, këtë e them me shumë përgjegjësi. Jo nuk janë ezauruar komplet. E kemi thënë që vetëm në Tiranë kemi 550 shtretër të dedikuar vetëm për pacientët me Covid, por që të bëjmë menaxhim sa më të mirë dhe për burimet njerëzore, ne vijojmë e bëjmë një gjë me plan.

Kam vënë re ka njerëz që edhe pse presin një përgjigje që mund të vonojnë, i kërkohet të qëndrojnë më shtëpi, e kjo nuk ndodh, ndodh edhe që kur e marrin përgjigjen pozitive qëndrojnë dy tre ditë dhe dalin, ndoshta dhe me maska me bindjen që s’do e infektojnë tjetrin, a është e vërtetë? A ndikon tek rritja e numrit të të prekurve?

Rakacolli: Patjetër që po është e dhimbshme, ky fenomen është tejet i dhimbshëm.

Që në momentin që ti dyshohesh, nuk dyshohesh kot, në atë moment duhet ta konsiderosh veten që je me korona, fatkeqësisht jemi gjetur dhe në situata që është lajmëruar personi se po vijmë të bëjmë tamponin dhe na ka thënë s’jemi në shtëpi ejani më vonë dhe persona të tjerë që kanë qenë pozitivë dhe nuk e kanë zbatuar karantinën.

Jemi shumë pranë asaj vijës së kuqe”

Mbyllje totale si na mars?

Rakacolli: Nuk ka një gjë të prerë, është gjithcka në varësi të numrave, gjithcka analizohet, procesi nuk është aq i thjeshtë po ose jo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...