31 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Shqipëria po përjeton një nga momentet më të rëndësishme të zhvillimit turistik” – AKT: rritje vizitorësh dhe fokus te identiteti unik

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Zana Çela, mori pjesë në Samitin e IV të Diasporës Shqiptare në panelin “Roli i diasporës në promovimin e Turizmit”, ku theksoi se Shqipëria po kalon një fazë të rëndësishme zhvillimi në sektorin e turizmit.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se gjatë 3–4 viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve, por sipas saj ndryshimi më i madh lidhet me cilësinë e përvojës që turistët po marrin në Shqipëri.

“Nga një vend i panjohur, sot vizitorët vijnë në Shqipëri të kërkojnë autenticitetin e saj, natyrën e paprekur, trashëgiminë kulturore dhe gastronominë”, tha Çela.

Ajo vlerësoi se promovimi i vendit është në një fazë të re, duke u fokusuar te krijimi i një identiteti turistik më të veçantë dhe të dallueshëm në rajon.

“Është një moment kyç për të rrëfyer Shqipërinë si një destinacion turistik autentik mesdhetar dhe global”, u shpreh ajo.

Sipas saj, AKT ka ndryshuar qasjen e promovimit, duke kaluar nga format tradicionale informuese drejt metodave më moderne të bazuara në storytelling dhe përvojë.

“Shqipëria ka pësuar një zhvillim të madh fizik të turizmit, ku rol kyç ka luajtur infrastruktura dhe zhvillimi i resorteve në bregdet, por edhe në veri dhe në Shqipërinë e mesme”, shtoi Çela.

Ajo nënvizoi gjithashtu pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare si ITB Berlin, Madrid dhe Londër, duke theksuar se promovimi fizik dhe ai digjital po ecin paralelisht në strategjinë e turizmit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...