35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“KM Rama cakton Armand Lilon ‘ministër’ të rindërtimit… të pallatit” – Noka: Kryeministri po del mbi institucionet e drejtësisë

Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas deklarimeve publike mbi çështjen e rindërtimit të një pallati të dëmtuar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tejkaluar kompetencat institucionale.

Në reagimin e tij, Noka shprehet se vendimmarrja nuk mund t’i takojë qeverisë pa u shprehur më parë organet e ekspertizës dhe institucionet përkatëse.

“Më tregoni një shtet demokratik ku kryeministri flet në emër të ndërtuesit të pallatit,” deklaron Noka, duke vënë në pikëpyetje rolin e ekzekutivit në këtë proces.

Ai shton se fillimisht duhet të ngrihet një grup ekspertësh për të gjitha ndërtimet e kompanisë në fjalë, ndërsa thekson se çdo vendim tjetër i takon drejtësisë dhe jo qeverisë.

“Si fillim shteti duhet të ngrejë një grup ekspertimi, jo vetëm për pallatin në fjalë, por për të gjitha ndërtimet që ka realizuar kompania,” shprehet ai.

Noka akuzon gjithashtu kryeministrin se po ndërhyn në role që, sipas tij, i takojnë prokurorisë dhe gjykatave, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të mbyllur debatin publik mbi çështjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...