27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Shqiptarët ‘skeptikë’ për Open Ballkan/ Rama: Serbia është aty dhe nuk do ikë

Në rezultatet e publikuara, shqiptarët janë treguar masivisht skeptikë ndaj procesit të Ballkanit të Hapur pasi sipas tyre Serbia nuk ka qasje europiane.

Edhe pse ishte pyetja me më pak mbështetje nga qytetarët, kryeministri Edi Rama ‘i mëshoi’ fort faktit se marrëdhëniet mes Shqipërisë dh Serbisë janë në të mirë të ekonomisë dhe paqes.

Ai theksoi se si udhëheqës i këtij vendi po bën të pamundurën që nga ky proces të fitojnë shqiptarët, duke shtuar se ky partneritet është i rëndësishëm dhe për Kosovën.

Pyetja e Open Ballkan ka marrë më pak mbështetje, vetëm 500 mijë qytetarë pro dhe se sipas tyre Serbia nuk ka qasje europiane, ende ska qëndrim të qartë. Si e komentoni?

Rama: 59% është mbështetje shumë e fortë, procesi ka ndodhur sepse lufta ka pasur impakt psikologjik sepse u bë zhurmë e madhe lidhur me korrelacionin mes luftës dhe Serbisë. Unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh se cfarë është politika e jashtme e serbisë dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë.

E dyta vendimarrja nuk ka qenë as e imja as e qeverisë që Serbia të jetë në Ballkan, është fqinje duam apo s’duam ne, dhe do jetë gjithmonë, nuk do ikë diku tjetër. Duke marrë parasysh këto marrëdhëniet e fqinjësisë me të janë të rëndësishme. Nga ana tjetër Ballkani i Hapur nuk mbron interesat e Serbisë, por tonat.

Cdo marrëdhënie që i shërben paqes dhe ekonomisë, dhe ajo paqe bëhet me ata që ke pas probleme se me ata që s’ke pas ske asgjë për të bërë se paqen e ke gati.

Është proces shumë i rëndësishëm për ne dhe Kosovën por unë jam udhëheqës i Shqipërisë jo I kosovës dhe është në interes të madh tonin të zgjerohet hapësira e lëvizjes. Shkoni pyesni eksportuesit shqiptarë që prej vitesh punojnë në tregun serb.

Unë nuk e kuptoj që për një aktivitet të tillë ne mos të bëjmë tonën për lehtësime, pjesa e mbrapshtë e pjell këtë llogjikë. Është process, mbani shanim, do kthehet në traditë dhe do jetë kurues për marrëdhëniet në nivelin qytetar dhe politik. Politika nuk është spektakli i ulët, ça do bëjmë naj gjo!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...