24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Shtetasja kineze kapet në Rinas duke tentuar të dalë nga Shqipëria me mbi 70 mijë euro pa i deklaruar

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë goditur një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar.

Gjatë kontrolleve të imtësishme të ushtruara në dalje të vendit, në kuadër të masave për parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, në vijën e dytë të kontrollit u ndalua një shtetase kineze. Ajo tentonte të largohej nga Republika e Shqipërisë pa deklaruar shumën e parave që kishte me vete.

Shtetasja A. W., 45 vjeçe, u kap me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, të cilat synonte t’i nxirrte nga territori shqiptar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për këtë rast nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...