34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme të Apelit/ “Nuk ka marrë dijeni rregullisht”

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Seanca gjyqësore për rihapjen e dosjes së Gërdecit dhe gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu e parashikuar për ditën e sotme është shtyrë për në 24 shtator.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se njëra prej palëve, konkretisht z. Fatmir Mediu nuk ka marrë dijeni rregullisht për seancat.

Rihapja e çështjes së Gërdecit dhe gjykimi i ish-ministrit Mediu ka përfunduar në Apelin e GJKKO-së, pas ankimimit të dhënë nga SPAK për vendimin e Gjykatës së Lartë që shpalli moskompetencën në lidhje me dosjen.

SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes.

Në vendimin e GJKKO theksohej që Prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun, pasi ai që prej 2012 nuk ka pasur imunitet dhe vepra është parashkruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...